Anna Lika përgënjeshtron lajmet ku thuhet se është në një lidhje e Drilon Hoxhën

Që prej ditës së djeshme, në media po qarkullon lajmi se aktorja Anna Lika është në një lidhje dashurie me aktorin dhe producentin e njohur Drilon Hoxha. Sipas aludimeve, ata po mundohen ta mbajnë të fshehtë lidhjen e tyre, teksa po punojnë së bashku për një film ku Anna është në rolin kryesor. Pas këtyre lajmeve, aktorja ka reaguar për herë të parë në llogarinë e saj në Instagram, duke i dhënë fund njëherë e mirë aludimeve.

Ana-2

“Dje në studio duke punuar për kolonën zanore të filmit “Shkëmbimi” bashkë me Drilonin, na vijnë disa tituj të tillë portalesh që unë në mënyrë absolute i përgënjeshtroj! Unë dhe Drilon Hoxha jemi dy shokë aq të mirë, sa vetëm një orë të rrini në kafe me ne, në xhirime, në studio etj. etj., do kuptonit që unë dhe ky çuni këtu kemi një raport vëlla e motër! Në Story-n tjetër do shihni një gjë shumë të bukur.”- shkruan Ana, duke publikuar më pas edhe të fejuarën e Drilonit.

Ana-3

“Kjo sybukura këtu quhet Arela dhe është e fejuara e Drilonit dhe shoqja ime. Dhe më besoni këtë çiftin këtu e kam shumë xhan.”- përfundon Anna, duke i dhënë njëherë e mirë fund aludimeve për një romancë mes saj dhe Drilon Hoxhës.