Anna Lika lë serialin, Bjordi e detyroi të bënte skena sex-i
Anna Lika është një nga aktoret më të lezetshme shqiptare, por njëkohësisht edhe me një sens humori që dallon nga të tjerët.
Në një intervistë me Aulona Mustën ajo tregoi se partneri i saj, Bjordi Mezini i cili është regjisor i serialit “Hot” e kishte detyruar të bënte disa skena erotike me Amos Zaharinë, të cilat e kishin detyruar Annën ta linte filmin.
Por ajo tregoi më pas se me ndërhyrjen e Ermal Mamaqit i cili është dhe producent i këtij seriali, gjithçka ishte rregulluar dhe Anna kishte vijuar me xhirimet e tij.
Asokohe Anna dhe Bjordi nuk ishin në një lidhje dashurie, ndërsa tani janë bashkë dhe duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.
Kryefjala.com