Anna Lika flet për divorcin e prindërve: Babi dhe njerku shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin

Ana-Lika-2

Anna Likën e pamë sezonin e kaluar si aktore tek “Çifti i çuditshëm”, shfaqja që u vu në skenën e Teatrit Kombëtar pak javë më parë, me regji të tezes së saj Inis Gjonit. E ftuar te “Rudina” ajo foli për karrierën, pjesëmarrjen në projekte të ndryshme televizive, por edhe për garën në “Dance With Me”, në të cilën ishte edhe pretendente për të fituar çmimin e parë. Anna foli dhe për jetën private ku ndaloi tek divorci i prindërve kur ka qenë 9 vjeçe. Ilda, mami i Anës, është ndarë nga bashkëshorti i saj kur Anna ishte ende e vogël. Por ajo nuk e ka pasur dramë këtë periudhë, përkundrazi. Siç rrëfeu ajo, divorci nuk i ka lënë brenga: “Kam qenë 9 vjeçe, por nuk e kam marrë si disfatë. Unë kam marrëdhënie shumë të mirë me babin dhe me mamin, nuk e kam marrë si traumë fëmijare. Bashkëshorti i sime mëje është një njeri i mrekullueshëm dhe shkon shumë mirë edhe me babin tim. Kjo na ka ndihmuar shumë për të qenë edhe në harmoni si familje”, tha ajo.