“Ankohuni në Google”, Hygerta Sako kapet me ndjekësit dhe arsyeja është… Spilleja

Ish-Miss Shqipëria ’95, Hygerta Sako, është një ndër më të komentuarat në mediat rozë. Edhe pse kanë kaluar shumë vite kur ajo ka marrë kurorën, vazhdon të jetë po aq e bukur. Sot, ajo është një moderatore sportive.

Tanimë që sezoni veror ka nisur, Hygerta na ka qerasur me foton me bikini nga plazhi, por është përballur me kritikat e ndjekësve për vendndodhjen krahas fotos.

“Spille, Durrës”, shkruhet në foton e saj dhe menjëherë ndjekësit i kanë komentuar se Spilleja është e Kavajës dhe jo e Durrësit. Ky koment nuk ka mbetur pa rënë në vëmendjen e Hygertës e cila i është përgjigjur ndjekësve: “Të ankohen në ‘Google”.