Ankohet Atdheu: Të dashurat më duan për lekë, vetëm mami është gjithnjë aty

Atdhe Xharavina ishte sot pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku tregoi me detaje aventurat gjatë pushimeve me të ëmën.

Ai tha se nuk kishin pushuar bashkë prej kohës kur ishte fëmijë dhe i sëmurë. I pyetur nga Bieta, Atdheu pohoi se ka vuajtur për shumë kohë nga një sëmundje kockash.

“Shkova jashtë shteti dhe me kurën e tyre u shërova për 2 muaj”, tha ai. Nga ana tjetër ish konkurrenti i “Përputhen” u shpreh i zhgënjyer nga lidhjet e dashurisë, pasi sipas tij, vajzat sot shohin vetëm interesin.

“Si partnerja e gruaja nëse gjejnë më mirë ikin, kurse mami është gjithnjë aty!”! Atdheu gjithmonë e ka shprehur publikisht dashurinë e madhe dhe respektin që ka për nënën.

Jo se të tjerët nuk i duan nënat, por Atdheu sa herë që del në emision e përmend gjithmonë këtë fakt, se e di që publiku i do shumë deklarata të tilla.

Kujtojmë se Atdheu për disa javë ishte pjesë e “Kepit të Tundimeve”, një emision që nuk e morëm vesh kurrë cfarë donte të tregonte, por rëndësi ka që mori klikime.