Ankesat e bizneseve të jetës së natës, gjykata rrëzon vendimin për shtetrrethim

Berlini ishte një nga qytetet e Gjermanisë në të cilin u vendos që të aplikoheshin masa strikte kundër përhapjes së Covid-19. Vendimi u mor në takimin mes Kancelares Merkel dhe kryebashkiakëve të qyteteve javën e shkuar. Një prej masave parashikonte mbylljen e bareve dhe restoranteve nga ora 23:00 deri në 6 të mëngjesit, duke vendosur kështu një orar shtetrrethimi për njerëzit. Ky vendim gjithsesi është hedhur poshtë nga një gjykatë e Berlin-it, pas ankesës së bizneseve të jetës së natës.

“Shtetrrethimi është pezulluar për momentin pasi gjykata e konsideron atë jo proporcional në funksion të masave të tjera të marra për të luftuar pandeminë”,– u shpreh një zëdhënës i Gjykatës Administrative në Berlin, lidhur me vendimin e dhënë.

Gjykata tha po ashtu se nuk kishte asnjë provë se baret dhe restorantet, të cilët respektonin rregullat ekzistuese mbi mbajtjen e maskave dhe distancës, kontribuonin në rritjen e shifrave të të prekurve me Covid-19. Urdhri i mbylljes shkoi në Gjykatë nga 11 pronarë biznesesh, baresh dhe restorantesh, të cilët u shprehën se kjo masë do të ishte katastrofike, duke marrë parasysh edhe pezullimin e muajve të pranverës. Sipas tyre është e pakuptueshme që të mos i lejohet të sheshin alkool dhe ta vahzdojnë aktivitetin pas orës 23:00, kur në pjesën tjetër të ditës nuk ka shtetrrethim apo kufizime të tjera.

Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn, si përgjigje për ta, tha se frenimi i përhapjes së infeksioneve ishte jetik për të shmangur mbylljen totale te shkollave dhe bizneseve te tjera, edhe pse në këtë rast do t’u duhet që të sakrifikojnë jetën e natës. Gjithsesi të paktën deri më tani këto biznese kanë në krah Gjykatën dhe do të vazhdojnë punën.

/News31

Burimi: DW