“Ankand” për Nedim Bajramin, mesfushori ideal për Sarrin, Igli Tare futet në garë me Sassuolon

Nedim Bajrami është lojtari i radhës që Igli Tare e dëshiron me patjetër te Lazio, që është në kërkim të një mesfushori të ri në merkato. Futbollisti shqiptar i Empolit korrespondon me idetë e lojës së Maurizio Sarrit dhe vizionin e tij për mesfushën.

Bajrami është një lojtar teknik që mund të luajë gjithashtu një rol më të avancuar. Në këtë kampionat ai ka shënuar 6 gola dhe asistuar 5 herë për skuadrën toskane. Megjithatë, Lazio do të duhet t’i kushtojë vëmendje operacioneve të tregut të transferimeve të Sassuolos, që gjithashtu synon Bajramin.

Duket sikur ka nisur një ankand për lojtarin shqiptar, të cilin klubi i Empolit e vlerëson jo më pak se 10 milionë euro. Kjo është shifra e deklaruar nga presidenti Fabrizio Corsi për t’i privuar vetes xhevahirin e Kombëtares së Shqipërisë.

Në këtë pikë, Tare, drejtori sportiv i Lazios, do të duhet të dijë se si të lëvizë përpara Sassuolos. Pak kohë më parë për Bajramin në lojë u fut edhe Milan, por zhvillimet e fundit në klubin kuqezi, kanë harruar këtë pistë.

(BalkanWeb)