Anjeza Shahini zbulon punën që bën në Angli, sërish ka lidhje me muzikën

Anjeza Shahini është martuar me diplomatin Paul Edward Conollyn dhe së fundmi janë bërë prindër për herë të parë. Këngëtarja jeton prej kohësh në Angli, ku tashmë ka krijuar familjen e saj. Por e keni menduar ndonjëherë çfarë punon Anjeza në Britani?

Ditën e sotme ka qenë vetë këngëtarja që e ka shuar kuriozitetin e të gjithëve me një postim në ‘Instagram’. Ajo ka publikuar një video të një vajze që këndon dhe në shkrimin bashkangjitur saj ka shpjeguar se vajza i ka zhvilluar aftësitë në këndim me ndihmën e saj. E reja në video ka falenderuar këngëtaren shqiptare për trajnimin që i bën vokalit të saj, ndërsa Anjeza ka shprehur kënaqësinë që ndjen për të punuarit pranë saj.

Siç kuptohet asgjë nuk e ka larguar Shahinin nga dashuria për muzikën. Megjithëse larg vendlindjes ajo vazhdon të punojë me pasion të madh për këngën. Edhe pse nuk ka premtuar një rikthim në muzikë, të gjithëve na ka marrë malli për performancat e saj. /revistawho.com