Anjeza Shahini feston 32 -vjetorin me beben e saj në duar

Këtë vit Anjeza Shahini feston 32-vjetorin e lindjes dhe sigurisht që kjo ka qenë një nga ditëlindjet më të veçanta për të. Anjeza e ka festuar ditëlindjen dy ditë më parë dhe në festë këtë herë e ka shoqëruar edhe vogëlushja e saj, Victoria.

Ditën e sotme artistja ka publikuar në ‘Instagram’ disa fotografi të shkrepura në 4 maj për ditëlindjen e saj.

Anjeza-Shahini-2

Në njërën prej tyre ajo shihet duke mbajtur në krahë vajzën dhe si çdo herë tjetër është munduar të mos i zbulojë portretin. “Ditëlindja më e bukur dhe më kuptimplotë. Ju falenderoj shumë për të gjitha urimet që më keni dërguar.

Dita më e bukur”, ka shkruar Anjeza bashkëngjitur fotos me të voglën, shkruan Who. Këngëtarja shqiptare e dha lajmin e pritjes së ëmbël gjatë vitit të shkuar, ndërsa në mars të 2019 solli në jetë vajzën e saj. Kujtojmë se Shahini prej vitesh jeton në Britaninë e Madhe dhe në 2015 kurorëzoi me martesë dashurinë me diplomatin anglez Paul Connolly.