Anjeza Branka godet sërish! Jeta amerikane si në filma në klipin e ri “Limoni”

Këngëtarja e njohu,r Anjeza Branka godet sërish me daljen e saj me klipin e ri “Limoni”, ku shfaqet super në formë ne skenat e tij, të realizuara në pikat më strategjike të New York-ut.

Kënga me tekst nga vetë Anjeza, dhe muzikë të Edlir Begollit është pëlqyer shumë dhe duket se do të jetë një hit, ndërkohë që bëjnë përshtypje skenat e klipit mjaft modern, duke sjellë copëza nga jeta e vrullshme amerikane e këngëtares. Anjeza Branka, e cila prej një viti e gjysmë jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka rrëfyer së fundi jetën e saj të re në destinacionin e largët, vendim që ajo e mori për të bërë realitet një ndër dëshirat e djalit të saj, që ka qenë Amerika.

Në një nga intervistat e saj të fundit televizive, e pyetur për projektin e fundit, Anjeza tha se “Limoni” nga publiku është pritur shumë mirë, e reflektuar kjo edhe me marrjen e mesazheve pozitive. Një kohë të konsiderueshme dhe me lodhje i ka marrë projekti për realizimin, pasi grimin dhe veshjen i ka ideua vetë, sepse nuk është se ka një grimiere atje siç e kishte në Shqipëri. Gjithsesi pasioni është një gjë që nuk vdes thotë Anjeza, dhe starti i ri për Anjezën në SHBA është pikërisht kënga “Limoni”, ndërkohë që priten dhe bashkëpunime.

Në skenat e klipit, Anjeza shfaqet me linjat, veshjet dhe perfomancën mjaft interesante, duke shfaqur talentin e saj si artiste unike që është. E duket se Anjeza po godet sërish me “Limoni”, këngëtarja që njihet për hit-in “Ngadalë” në duet me Nikun, këngë me të cilën konkurruan në “Top Fest 3”./www.story.al