Anjeza Branka fejohet me një pasanik? Këngëtarja zbulon të vërtetën

Këngëtarja Anjeza Branka ka mohuar aludimet për një fejesë të mundshme me një djalë pasanik siç u fol pak ditë më parë. Nisur nga lajmet e shumta qē qarkulluan ajo postoi një status në Instagram ku shkruante: “Zgjohesh nga gjumi i drekës dhe shikon në telefon plot urime. Je fejuar? Po mua pse nuk me ke ftuar? Etj. Njerëz të mirë, më lini ju lutem në rehatinë time, as nuk jam fejuar, as nuk jam martuar. Ndihem mirë dhe jam e lumtur me jetën time. Flm për mirëkuptimin. Ju do fort Anjeza. P.s dhe ju që ofendoni e shani me fjalor magjik ju uroj suksese në jetë. Paqe, gëzuar!” shkruan ajo.Këngëtarja e hitit “Me ngadalë”, u përfol së fundmi për një lidhje të mundshme me një biznesmen shqiptar që jeton jashtë vendit. Pas publikimit të disa fotove nga pushimet e saj me djalin misterioz, fansat dolën në konkluzionin se sapo ishin njohur me çiftin e ri të showbiz-it. Por përgjigjen e dha vetë Anjeza me reagimin e saj. /Story.al/