Anita Haradinaj nuk i mban lotët: Trimin e kam pikë të dobët

Në klipin e Anita Haradinaj në “Dance Albania” në Tv Klan, gazetarja shfaqet e përlotur dhe e prekur. Ajo tregon se arsyeja është malli për fëmijët dhe periudha e gjatë larg tyre.

“Po flisja pak me fëmijët, më ka marrë malli. S’jam mësuar të rri kaq larg. Unë jam mësuar të rri në shtëpi, të bëj detyrat e mamit, të bëj detyrat e gruas”, thotë Anita.

Gjatë performancës dhe në fund të saj, Anita nuk i përmbajti dot emocionet sepse në klipin e transmetuar u shfaqën tre fëmijët. Me lot në sy, ajo tregon se i vogli, Trimi është pika e saj e dobët.

Anita Haradinaj: Pse ma nxorët Trimin aty?

Alketa Vejsiu: Epo ne Trimin e duam, s’e do vetëm ti. Të ka marrë malli?

Anita Haradinaj: Unë shkoj e shoh, por Trimin e kam pikë të dobët.

Alketa Vejsiu: E kuptove Trim? Ne e kuptuam, je një dashuri e vërtetë./tvklan.al