Angelina Jolie shfaqet në aeroport e veshur me pizhama dhe duket një yll
Kur bëhet fjalë për veshjet e rehatshme, Angelina Jolie nuk bën kompromis. Ajo është shfaqur në “Heathrow Airport”, Londër, e veshur me një palë pizhama nga Valentino. Veshjen e ka kombinuar me një palë shapka nga e njëjta markë dhe duket si gjithmonë shumë chic dhe stylish.
Besnike e stilit minimalist, Jolie ka zgjedhur ta plotësojë veshjen me vathë dhe një varëse delikate, si dhe syze të mëdha në ngjyrë kafe, duke provuar kështu se po, pizhamat mund të jenë një ide gjeniale.
Kjo verë e ka gjetur aktoren e famshme goxha të zënë, pasi është në xhirimet e filmit “Without Blood” (këtë herë, në rolin e regjisores) në Itali, por edhe duke u argëtuar si në koncertin e Maneskin.
Anabelmagazine