Angelina Jolie del me të bijën, çuditen të gjithë me kopjen e Brad Pitt

Angelina Jolie është fotografuar shpesh në shoqërinë e fëmijëve të saj, por dalja e fundit publike ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Në ditën e nënave Jolie është parë duke bërë pazarin me vajzën e saj 10-vjeçare, Vivienne, e cila duket se ka një ngjashmëri “të frikshme” me të atin, Brad Pitt.

Angelina-Jolie-2

Vivienne kishte veshur një ‘jumpsuit’ në ngjyrë jeshile, por të gjithë vunë re se sa më shumë rritet aq më shumë ngjason me Brad. Pavarësisht se një pjesë të tipareve mund ta ketë të trashëguar nga Angelina, duket se 10-vjeçarja ka hijen e babait të saj, shkruan Ëho. Vivienne ka dhe një vëlla binjak, Knox, por deri tani është vënë re se ajo ngjason më shumë me të atin. Kujtojmë se Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë 6 fëmijë dhe vetëm pak javë më parë morën zyrtarisht statusin “single”.