Angelina dhe Brad thyejnë akullin midis tyre, aktori fotografohet me motorr jashtë shtëpisë së ish-partneres së tij

Që prej ndarjes së bujshme në vitin 2016, duket se akulli është thyer midis Brad Pitt dhe Angelina Jolie.

Që prej periudhës së pandemisë, aktori është parë të vizitojë ish-bashkëshorten dhe fëmijët e tyre përgjatë muajve qershor dhe korrik.

Së fundmi Pitt është fotografuar duke shkuar me motorr në shtëpinë e Jolie për të vizituar fëmijët.
Kjo pamje e aktorit ka tërhequr vëmendjen e gjithë ndjekësve, të cilët mendojnë se Angelina dhe Brad i kanë lënë në të shkuarën problemet e tyre dhe tani gëzojnë një raport normal./revistawho.com