Angela Martini zbulon një sekret nga shtatzënia: Kyree u krijua tre vjet më parë!
Modelja e njohur Angela Martini, ka dashur gjithnjë të bëhet nënë. Ajo ka treguar se e ka planifikuar shumë më herët ardhjen në jetë të djalit të saj, nëpërmjet një postimi që ka bërë në profilin e saj në Instagram. Angela ka publikuar disa foto me djalin por duke e mos e zbuluar për asnjë moment imazhin e tij.
“Biri im Kyree. Që para se të vije në jetë, nga momenti që u krijove, thyem çdo rregull bashkë. Ti je shumë para kohës kur ke lindur dhe të premtoj se kështu do jetë gjithë jetën”, shkruan modelja duke shtuar edhe një tjetër fakt interesant:
“Kyree u krijua para verës 2018! Ai priti në një embrion të ngrirë derisa rrugëtimi i surrogates nisi pothuajse 3 vite më vonë, në 2021-shin”, tregon Angela për të gjithë ndjekësit në rrjetet e saj sociale.