
Angela Martini tregon si nisi dashuria me bashkëshortin milioner
Kanë kohë që janë bashkë por muaj më parë, ata u martuan në Las Vegas. Ceremonia martesore e modeles Angela Martini me bashkëshortin e saj milioner, producentin Dragos Savulescu, ishte krejt private dhe asgjë e ekzagjeruar, e Martini s’ishte një nuse e zakonshme në të bardha por u vesh në të zeza. Ndërsa për herë të parë, Martini ka treguar se si e ka takuar bashkëshortin e saj disa vjet më parë, shkruan Prive. Ky rrëfim ka ardhur pasi dikush nga fansat, ka kërkuar të dijë për historinë e tyre të dashurisë, e Angela më pas ka treguar se ishin njoftuar në një festë që Savulescu e kishte organizuar në shtëpinë e tij.
