Angela Martini sapo na e zbukuroi ditën me portretin ëngjëllor të Kyree-s
Në dhjetor të vitit të kaluar, supermodelja Angela Martini dhe bashkëshorti i saj biznesmeni, Dragos Savulescu u bënë prindër të herë të parë.
Çifti u bë me një djalë të cilit i vendosën emrin e veçantë Kyree, por vetëm sot Angela ka zgjedhur të na tregojë portretin e tij dhe po jua themi që tani: është një ëngjëll.
“Portreti i lumturisë simë”, shkruan Angela teksa në një tjetër postim në Instastory tregon se Kyree i ka sytë blu si nëna e modeles. Por ne jemi të sigurtë që vogëlushi ka marrë dhe një tjetër veti nga Angela.
Edhe pse ende pa mbushur 1 vjeç, ai pozon si një model kështu që mos u habisni nëse në të ardhmen e shohim në profesionin e mamit.