Angela Martini ndau një copëz nga dhoma e të voglit të saj, Kyree…

Në fillimin e muajit dhjetor, Angela Martini njoftoi me anë të një postimi se ajo dhe Dragos ishin bërë prindër për herë të parë me një djalë, të quajtur Kyree.

Modelja tregoi se ishte shumë e lumtur nga ky moment, megjithatë postimet pas këtij të fundit munguan, duke e mbajtur mjaft private këtë pjesë. Së fundmi me një video në “Instastory”, Angela ka zbuluar një pjesë të dhomës së të voglit, ku duket planetet e pikturuar në mure.

Martini nuk ka ndarë diçka më shumë, por kjo ka mjaftuar për të shuar kureshtjen e ndjekësve.

Angela dhe Dragos vendosën të bëhen prindër me një nënë surrogate, për të cilën shprehën mirënjohjen edhe në rrjetet sociale.

revistawho.com