Angela Martini e shtrirë në divan rrëfen jetën si shtëpiake e lumtur: Duke pritur burrin për…

Modelja e njohur nga Shkodra, Angela Martini e kthyer nga muaji i mjaltit me bashkëshortin e saj multimiliarder, Dragos ka bërë një postim në Instagram, ku rrëfen jetën si shtëpiake e lumtur. E tërhequr tashmë nga karriera e modeles, Angela po i përkushtohet totalisht martesës. E shtrirë në divanin e shtëpisë, me veshje sensuale Angela ka shkruar një status me pak humor, ndërsa thotë se tashmë si grua shtëpiake, është duke pritur burrin për të folur reth alienëve, e të tjera gjëra të zakonshme. Në murin e dhomës me katër gërma formohet fjala “Love” (Dashuri), që është fjala kyçe e historisë së tyre. Bashkëshorti i Angelës, është dhe producent filmash nga Rumania që vitesh e fundit jeton në SHBA bashkë me Angelën.