Angela Martini, dhuratë Shkodrës në ditëlindjen e saj
Modelja Angela Martini, ka vendosur që në këtë ditëlindje t’i dhurojë vendlindjes së saj Shkodrës një fushë sportive për volejboll dhe basketboll, ku do të mund të stërviten dhe luajnë të gjithë të rinjtë shkodranë.
Fusha dhe këndi i lojërave të pozicionuar në oborrin e shkollës Ali Laçej, është investimi më i rëndësishëm i këtij viti në terrene sportive në të gjithë territorin e Shkodrës, i mundësuar nga Angela Martini Foundation.
Kjo nuk është hera e parë që Angela Martini dhuron për Shqipërinë, gjatë tërmetit të 2019-tës ajo dhuroi një shumë të konsiderueshme dhe gjatë vitit të pandemisë ndihmoi shumë familje në nevojë në zonën e Shkodrës.
www.story.al