Angela Martini dhe engjëlli i saj me sy blu/ Do mbeteni pa fjalë nga përshkrimi si shkrimtare i dashurisë për të birin
Jeta e supermodeles, Angela Martini tërheq gjithmonë e më shumë vëmendjen tashmë si nëna e re e djalit të saj, Kyree. Për dashurinë e pamatë për të birin, i cili ka “rrëmbyer” sytë blu të nënës së saj, Angela ka folur mes rreshtash në një postim të fundit në Instastory në Instagramin e saj. Me talentin prej shkrimtareje ajo na lë pa fjalë me mënyrën si e përshkruan ndjesinë e mëmësisë për “engjëllin e saj me sy blu”, dhe dashurinë që përjeton në familjen e bukur me partnerin, Dragos.
“Kyree është një bekim nga zoti. Që në çastin e parë që ai zgjodhi të jetë djali im, e gjithë jeta ime ndryshoi. Ky është roli më i rëndësishëm i jetës time, krijimi i një qenieje të mirë njerëzore, krijimi i një universi të tërë. Dashuri e pakushtëzuar. Ua rekomandoj të gjitha grave dhe burrave ta përjetojnë këtë ndienjë dhe emocion. Është diçka krejtësisht ndryshe, jeta jote merr kuptim tjetër, diçka që ti nuk e ke imagjinuar kurrë se do ta përjetosh”, shprehet Angela në intervistën eskluzive për revistën “Who” .
“Kyree është përzierja perfekte e familjes time. Ai ka marrë sytë me ngjyrë nga mamaja ime, ngjyrën mahnitëse që nuk e morëm unë dhe vëllai. Kyree e mori dhe jemi shumë të lumtur për këtë. Ai ka marrë formën e syve nga unë, gojën nga babai im, formën e fytyrës, hundën dhe veshët nga bashkëshorti im. Për karakterin jemi ende herët për të folur, por ndiej se është një “mix” perfekt mes ne të dyve, meje dhe Dragos.Shumë i fortë dhe i pavarur, por edhe shumë i ngrohtë si çdo fëmijë dhe sigurisht plot me dashuri”, thotë Angela.
Po çfarë babai është Dragos, në sytë e Angelës?
“Dragos është baba shumë i përkushtuar dhe shumë mirënjohës për faktin që Kyree e zgjodhi atë si baba. Ai është shumë i përgjegjshëm, i dashur dhe një mentor i shkëlqyer, gjë për të cilën jam shumë krenare. Ne të dy duam ta lëmë Kyree të jetë vetvetja dhe të jetë i lirë të shprehet ashtu siç është, jo ashtu si duam ne të jetë. Ne e adhurojmë faktin që e zbulojmë çdo ditë si është djali ynë”, rrëfen ajo.
Dhe në fund me çfarë fjalësh do e drejtojë djalin në jetë?
“Ai duhet ta dijë se ne do ta duam pavarësisht të gjitha të mirave dhe gabimeve që ai mund të bëjë. Se ai mund të jetë 100% vetvetja. Ai mund të bëjë rregullat e veta në këtë botë dhe të flasë dhe të jetojë të vërtetën e tij. Ai duhet të luftojë gjithmonë për dashuri dhe drejtësi dhe kurrë nuk duhet të kompromentojë veten dhe karakterin e tij për t’u kënaqur të tjerët. Ai duhet të shprehet dhe të besojë në ëndrrat e tij, edhe kur të tjerët mund të qeshin. Ai duhet të jetë i dobishëm për këtë botë dhe nderi është gjithçka. Dashuria është superfuqia më e madhe që mund të ketë një njeri. Dashuria është motivimi për gjithçka. Ai me siguri do të fillojë meditimin në moshën 4-vjeçare që të mësojë të zotërojë mendimet e tij. Ai do të kuptojë se ka një superfuqi, shumë më të madhe sesa mendon. E kam fjalën për superfuqi të vërteta si në filma! Kjo është bota, filozofia dhe drejtimi që do të ketë në jetën e tij.”, përfundon Angela. www. story.al