Anëtar i një bande që shiste drogë, reperi Willie Junior Maxwell II dënohet me 6 vite burg

Reperi Willie Junior Maxwell II, i njohur me emrin artistik Fetty Wap i është dhënë dënimi me burg, pasi akuzohet për trafikim droge. Mediat e huaja raportojnë se Wap është dënuar me 6 vite burg dhe 5 vite mbikëqyrje pas lirimit.

Gjykata federale në Central Islip ka bërë të ditur se reperi ishte anëtar i një organizate që shpërndante më shumë se 100 kilogramë kokainë dhe heroinë në zonat e Long Island dhe New Jerse.

Prokurorët kishin kërkuar që Maxwell të merrte një afat më të gjatë dënimi se minimumi, duke thënë se ai përdori famën dhe ndikimin e tij për të “magjepsur tregtinë e drogës”.