Andrew Tate fajëson “gratë xheloze” për arrestimin e tij për trafikim njerëzor dhe përdhunim

Në dokumentet ligjore, Tate pretendoi se ‘gratë xheloze që nuk dinë asgjë’ kishin ideuar ndalimin e tij dhe se gratë përdorin sistemin gjyqësor për të ‘ndëshkuar burrat’.

Tate, 36 vjeç, dhe vëllai i tij Tristan Tate, 34 vjeç, së bashku me dy bashkëpunëtoret e dyshuara femra, Luana Radu, 32 vjeç dhe Georgina Naghel, 28 vjeç , u liruan nga një burg rumun në arrest shtëpie të premten.

Ata u arrestuan në një bastisje dramatike të dhjetorit me dyshimin për disa vepra dhe formimin e një grupi krimi të organizuar për të shfrytëzuar viktimat, të cilat ata e mohojnë me vendosmëri.

Në një postim në Twitter të dielën, Tate u premtoi ndjekësve të tij besnikë – të cilëve ai i referohet si ‘G-s’ – një përditësim në një email.

Dokumentet ligjore, të cilat janë përkthyer nga rumanishtja nga The Sunday Times, tregojnë se vëllezërit Tate akuzohen se kanë përfituar nga dobësitë e grave dhe i detyrojnë ato të punojnë 12 orë në ditë me vetëm një pushim prej pesë minutash.

Ata dyshohet se shkëputën gra të reja të izoluara nga familjet e tyre me një histori abuzimi seksual dhe Tate ka thënë më parë se ai do t’i bënte ato të binin në dashuri me të – një teknikë e njohur si metoda ‘Lover Boy’.

Një viktimë tha se gratë që punonin për vëllezërit ishin markuar me tatuazhe që shkruanin: “Nën pronësinë Tate”.