Andresa shtatzënë për herë të parë, lajmin e zbulon telefonuesja e Telebingos

Andresa Ambrosio është në pritje të ëmbël. Prezantuesja që prej vitesh e shohim tek “E diela shqiptare”, do të bëhet nënë për herë të parë.

Lajmin ia zbuloi komplet rastësisht një telefonuese tek Telebingo, e cila e pyeti Andresën nëse është shtatzënë pasi kështu i dukej nga fustani i gjerë.

Andresa qeshi dhe pastaj iu drejtua Arditit: “Zonja ka të drejtë”. Edhe Arditi u habit nga ky lajm dhe përqafoi Andresën ndërsa ajo tregoi se kishte vendosur që ta ndante lajmin e ëmbël javën tjetër, por ja që ia zbuluan rastësisht. I urojmë Andresës shtatzëni të mbarë!

 

Andresa prej vitesh është shoqëruesja e Ardit Gjebreas në prezantimin e përjavshëm të Telebingos, një format shumë i dashur për shqiptarët.

Andresa Ambrosio është nga Brazili dhe është gjendur rastësisht në Shqipëri, aty ku Arditi i bëri propozimin për të moderuar bashkë Telebingon.

Sigurisht që ajo nuk mund të refuzonte një ftesë të tillë dhe tashmë prej vitesh na shoqëron në ekran cdo fundjavë, ku gjithmonë bëhet protagoniste me të folurën e saj dhe batutat e shumta.