Andi Vrapi komenton prishjen e miqësisë mes Kiarës dhe Efit: “Trofeu i të dyjave është Luizi…”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio gazetari Andi Vrapi. Që prej datës 3 janar, Luiz Ejlli u kthye në biond. Shitja e dekolorantëve ka pasur rritje të frikshme si dhe ka një kerkesë të madhe të djemve për të pasur flokët si Luizi. Si e ka parë Andi ktë masivizim të lyerjes së flokëve? Për këtë e shumë të tjera zbuloni duke klikuar në këtë link.

Me rifutjen në shtëpinë e “BBV”, a ka ndryshuar sjellje Kiara sipas Andit?

Kiara ka ndryshuar sjellje jo se ka dashur vet por se ka qenë e detyruar për shkak të komenteve që ka marrë. Kiara është bullizuar, është sharë, është kryqëzuar për sjelljen e saj ndaj Luizit. Këshilla që do i jepja Kiarës është që mos të ndryshonte sjellje sepse Luizi e ka pranuar ashtu siç është kështu që nuk ka pse ndryshon për të tjerët. Kiara po humb, do fajësohet jashtë sepse Luizi po mban anën e saj dhe po distancohet nga Efi.

Efi-Kiara, kush ka të drejtë?

Asnjëra nuk ka të drejtë. Unë mendoj që të dyja trofeun e vet nuk kanë 100 mijë euroshin, trofeu i tyre ka qenë Luizi qëkur rihyrën. Kiara duke marrë vëmendje si gruaja e luanit dhe Efi të përfitonte si njeriu që e mbështeti më shumë aty. Të dyja kanë gabimet e tyre. Të dyja luajnë për të përfituar sa më shumë ndjekës, për të pasur sa më shumë vëmendje. Ndjekësit dhe audienca që Luizi ka krijuar është shumë fluide. Nëse Kiara bën diçka që nuk i pëlqen fansave të tij ata i bëjnë “unfollow”, nëse i pëlqen diçka rikthehen prapë. Mendoj se asnjëri nga të katërt që hyri nuk e meriton finalen. Personalisht, do dëshiroja të shkonte Kiara por mendoj se do të shkojë Efi. Sa i përket Bledi Manes po më duket pak kompleks, i është sulur Deas dhe nuk e kuptoj pse. Për mua, Dea është finaliste dhe e meriton finalen. Sa i përket nominimit mendoj se del Lorenci. Ka humbur mbështetje në lidhje me atë që bëri me Keisin plus që dinamika Kristi-Keisi-Lorenc u shua.

Top Albania Radio