Anbeta Toromani zbulon arsyen pse u largua nga ‘Amici’, balerina i dha lamtumirën programit pas grindjes së rënde me Maria De Filippi
Programi ‘Amici’ mbylli edicionin e 20-të të tij por një erë polemikash u krijua nga balerine profesioniste e cila mori pjesë në edicionin e dytë të programit kur ai ende quhej ‘Do të jenë të famshëm’, Anbeta Toromani.
Deklaratat e balerinës profesioniste, Anbeta Toromani e cila mori pjesë në edicionin e dytë të programit kur ai ende quhej ‘Do të jenë të famshëm’ tronditën opinionin publik në Itali.
E vlerësuar shumë nga profesorët (Celentano mbi të gjitha), dhe kritikët, arriti në finale së bashku me këngëtaren Giulia Ottonello, e cila më pas fitoi atë edicion.
Vitet e para, talenti i De Filippi-t nuk ishte në gjendje të shkëlqente në botën e spektaklit, megjithatë, ajo ishte një nga të paktët emra që “mbeti” dhe u bë relativisht e famshme në një kohë të shkurtër.
Pasi arriti në finale nga 2003 deri në 2012, ajo ishte pjesë e kastit të kërcimtarëve profesionistë në transmetimin ‘Canale 5’. Pastaj diçka nuk shkoi siç duhej.
Sipas faqes në internet ‘Solonotizie24’, prezantuesja e kishte qortuar atë për metodat e saj: “Ata që bëjnë punën time kanë një nivel tjetër, komentet duhet të bëhen në shtëpi dhe jo para një djali njëzet vjeç. Unë ju respektoj ju kërcimtarë profesionistë, por herë pas here e teproni në komente. Sidomos ju”.
Anbeta Toromani, tashmë 41 vjeç, ajo ka realizuar ëndrrën e saj duke shkelur skena prestigjioze dhe duke interpretuar role të rëndësishme në vepra të tilla si ‘Romeo dhe Juliet’, ‘Arrëthyesi’ dhe ‘Coppelia’.
Pas kësaj përballje, prania e Anbeta Toromani nga ‘Amici’ është zbehur dhe sot ajo është totalisht larg tyre. Anbeta Toromani e lindur në Shqipëri në 1979, filloi të praktikonte gjimnastikë artistike si fëmijë.
Pasi u bë një gjimnaste e shkëlqyer, ajo pësoi një dëmtim që e pengoi të vazhdonte karrierën e saj artistike, kështu që ajo filloi të studionte balet. U diplomua në Akademinë e Vallëzimit në Tiranë. Ajo filloi të kërcejë profesionalisht, madje duke u bërë balerin kryesore e Operës së Tiranës.
Një tjetër balerin i madh që pati një rrugë po aq të sukseshëm sa Anbeta ishte dhe Kledi Kadiu.