Analiza e shkrimit/ Çfarë fsheh karakteri i Giorgia Melonit
Ekspertët analizuan shkrimin e asaj që pritet të jetë kryeministrja e ardhshme e Italisë. Kjo një përpjekje për të kuptuar karakterin e saj. Ata kanë vënë se përmasat e shkrimit janë mesatare dhe shkon shpejt në linjën bazë.
Kjo sipas tyre është shenjë e dinamizmit të fortë, hiperaktivitetit dhe shpejtësisë së të menduarit. Shkrimi tregon se ajo është një person i paduruar. E menjëhershme në perceptimin e stimujve dhe në përgjigjen ndaj provokimeve.
Kjo, herë pas here, e bën atë të dëshirojë të përfundojë shpejt problemin me të cilin përballet. Kjo për të çliruar fillimisht ankthin dhe tensionin që ka akumuluar.
Shkronjat e rrumbullakosura tregojnë se ajo është ekstroverte. Pra ajo thotë atë që mendon drejtpërdrejt, pa i menduar fjalët. Ajo është e ashpër, luftarake dhe e pajisur me një vullnet të madh për të ndjekur qëllimet që i ka vënë vetes. Nuk ka hezitime.
Një person me këtë shkrim sipas ekspertëve ka një ndjenjë të fortë të përkatësisë në grupin e referencës politike dhe shoqërore në të cilën është rritur. Nuk humbet asnjë rast për ta pretenduar këtë.
Ajo i mbron idetë e saj me vendosmëri. Nuk është e lehtë ta bësh atë të ndryshojë mendje, nëse jo përballë provave. Ky person ekspozon veten dhe lufton në vetën e parë për të mbrojtur bindjet e tij.
Nëse në jetën politike është e ashpër, e fortë dhe e vendosur, në sferën afektive gjejmë një Giorgia tjetër. E ëmbël dhe e dashur, veçanërisht ndaj vajzës së saj të vogël.
Në firmën që hedh shihet se shkronja G e emrit është shumë e madhe. Kjo tregon se dëshiron të nxjerrë në pah individualitetin e saj. Tregon gjithashtu një egocentrizëm, të pashmangshëm për pothuajse të gjitha figurat politike dhe në një grua të suksesshme. Mesa duket Giorgia dëshiron të arrijë qëllimet që i ka vënë vetes pavarësisht pengesave që e presin. ©LAPSI.al