Anais Lika: U dobësova 20 kilogramë se haja K…

Tashmë jemi mësuar me karakterin e saj plot humor dhe batutat që i lëshon pa e vrarë shumë mendjen se do tw keqkuptoeht ose jo. E ftuar në “Pop Culture”, aktorja Anais Lika foli për dobësimin e saj drastik, duke bërë me dije se hante gjatë gjithë kohës gjëra që fillojnë me “K”. Më konkretisht Ana u shpreh: Kam rënë 20 kile. Haja vetëm një karotë në mëngjes, një kastravec në darkë dhe… haja gjëra që fillojnë me “k”. Domethënë kikirika, kështu. Çdo gjë që fillon me “k” është e rëndësishme për shëndetin”. Ajo çfarë tha u shoqërua gjatë gjithë kohës me të qeshura e shumë humor.