Anaidi flet për Big Brother: Është si psikiatri, desha 2 vite të merrja veten

Anaid Kaloti, përgjatë gjithë Big Brother Vip ka ndarë me ndjekësit e tij ‘të pathënat’ e këtij edicioni. Eksperienca e tij në këtë format, duke se e ka ndihmuar që të shpreh para spektaklit ndodhitë që priteshin.

Por si rrallë herë, ish-fituesi ka folur edhe për eksperiencën e tij vetja në këtë format. Ndonëse ai ia doli të fitonte, Anaidi është shprehur se i është dashur gati 2 vjet të marrë veten. “Shtëpia e ‘Big Brother’ është një psikiatri e vogël.

Trysnia vazhdon edhe pasi del nga shtëpia. Big Brother nuk mbaron pasi përfundon spektakli, por vazhdon gjatë, madje çfarë kam njohur nga banorët që kanë dali së fundmi, u them se pas dy viteve do ta merrni veten”- tha Anaidi.