Anaid Kaloti lidhet me Sara Kolamin, njihuni me çiftin e ri të showbizit
Anaid Kaloti, fituesi i “Big Brother 6” dhe moderatorja e re e InTv, Sara Kolami, janë çifti i ri në showbiz-in shqiptar. Ish-lojtari karizmatik i përfolur për lidhjet e tij të dashurisë me vajzat e njohura të ekranit, duket se do e mbyllë 2017-tën me një histori të re. Sipas “Class” Anaidi dhe Sara janë parë bashkë në Tiranë, në barin që Anaidi menaxhon prej disa kohësh, në një zonë mjaft të frekuentuar në kryeqytet. Çifti kanë qenë shumë afër njëri-tjetrit, madje edhe të përqafuar pa u shqetësuar për ata që i shihnin.