Anaid Kaloti: Kam zgjedhur të mos vuaj për njerëz të huaj

Hera e fundit kur ngrite kokën lart nga Zoti?
Diku nga mesi i nëntorit… Hëna kishte krijuar një rreth të madh rreth vetes dhe më tërhoqi shumë vëmendjen. Ngrita sytë nga qielli, nuk ishte festë fetare, dhe nuk kisha probleme…
Mëkati më i madh që ke bërë, e që të kanë bërë?
Nuk kam kompetenca kaq të forta për t’i analizuar të dyja këto.
Kujtimi i fundit më i ëmbël?
Më i ëmbël? Cheesecaku te Gourmet.
Ai më i hidhur?
Atë më të hidhurin e kam harruar.
Paratë që shpenzove së fundmi, dhe pse?
4300 lekë të reja, për 50 minuta masazh te “elite hands”. Prandaj dhe jua vonova pak përgjigjet. (qesh)
Kur përjetove qiellin e shtatë?
Kur po ngjisja të tetin…
Sa kohë ka kaluar kur vuajte për shkëputjen e gjysmës tjetër?
S’jam marrë me gjysma, dhe nuk kam zgjedhur gjysmën që të plotësoj veten, por të kundërtën. Kam zgjedhur të mos vuaj për njerëz të huaj.
Cila është e keqja e të qenit çift?
S’ka asnjë të keqe të qenurit çift nëse të dy funksionojnë siç duhet.
Nëse do të ishe mashkulli i vetëm i rruzullit, si do i menaxhoje femrat?
(qesh) Po ku menaxhohen 3 miliardë femra?! Një Zot e di, I mean it…
Kur shkëmbeve mesazhe dashurie për herë të fundit?
Dikur.