Anaid Kaloti baba i një vajze 3 vjeçe e gjysmë: E mora vesh pasi kishte lindur!
Ditën e sotme Anaid Kaloti ishte i ftuar në emisionin “Ftesë ne 5” me Bieta Sulon, pas një mungese të gjatë në televizion. Ish-banori i “Big Brother” zbuloi disa nga projektet e tij dhe një histori që i la të gjithë pa fjalë. Anaidi tregoi se është baba i një vajze 3 vjeçe e gjysmë, por këtë gjë e mori vesh kur vogëlushja ishte 1 vjeçe.
Kaloti nuk e ka lënë me kaq historinë e tij, por ka treguar detaje të shumta rreth saj. Ai ka rrëfyer se fëmija ka ardhur në jetë nga marrëdhënia e dy njerëzve që nuk duheshin me njëri-tjetrin dhe se ai nuk ka qenë në dijeni të vajzës. Anaidi është shprehur se tashmë ajo është dashuria më e madhe për të dhe ai ka publikuar një foto me të në rrjete sociale. Ish-banori i “Big Brother” e ka pranuar për herë të parë publikisht këtë gjë, duke qenë se është aluduar se ajo është mbesa e tij. /revistawho.com