Ana e panjohur e Lori Hoxhës fshihet diku në ‘Instagram’!

Lori Hoxha ka shtyrë ca orë duke ju dedikuar ndjekësve të saj në ‘Instagram’, duke kthyer përgjigje për pyetjet më të shpeshta.

Pasi Lori pranoi se paska një Instagram privat vetëm për njerëzit më të afërt dhe shktimet aty janë më të bukura dhe është vetvetja në një tjetër nivel.

Kaq u desh që të vinin më shumë pyetje për këtë temë. Kur dikush i kërkon ta lejojë ta ndjekë, ajo sqaron: “Do doja shumë, por aty nuk ka gjëra inspiruese. Ka vetëm nga ato gjëra që janë për grupe whatsapp-i, shumë private. Thjesht unë, jam vetja para njerëzve të mi më të afërt”.

Me pak fjalë, këtë anë të Lorit pak e kanë fatin ta shohin dhe të tjerët me shumë gjasa nuk do e shohin ndonjëherë./revistawho.com