Ana dhe Arsimi në një lidhje dashurie dhe ja ku kemi një deklaratë që e konfirmon
Dy ish-konkurrentët e “Përputhen”, Ana dhe Arsimi janë përfolur së fundmi për një lidhje dashurie dhe shkak u bënë postimet në rrjete sociale.
Më pas edhe largimi i papritur i Arsimit nga emisioni i shtoi thashethemet për një lidhje jashtë programit.
Kjo lidhje duket se është konfirmuar sot tërthorazi edhe nga Ana. E ftuar në emisionin radiofonik “Live from Tirana”, Ana u pyet për lidhjen dhe përgjigja e saj ishte: “Ku ka zë s’është pa gjë”.
Tani na mbetet të presim foton e parë të dyshes, të cilët kanë ditur ta ruajnë mirë lidhjen e tyre jashtë kamerave.