Amos Zaharia e ka marrë vendimin: Martesa pret, kurse lajme rozë zero

Amos Zaharia ka dhënë një intervistë për “Rrugëtim me Anilën” ku ka deklaruar me bindje se do flasë vetëm për karrierën dhe asgjë tjetër lidhur me të s’do qarkullojë.

“Është ana private dhe njerëzit nuk e di pse kanë qejf t’i fusin hundët në gjëra personale që ndodhin në jetën e një personazhi publik. E gjithë bota po shikon tani gjyqin e Johnny Depp me Amber Heard vetëm për të kuptuar dhe për të parë detaje nga jeta e tyre përditshme. Nuk e di pse kemi këtë dëshirën, ne kemi shumë qejf të dimë sa më shumë sekrete. Unë për 6 vite i kam thënë të gjitha, jeta ime private nuk ka qenë private por ka qenë publike dhe nuk i kam fshehur asgjë shtypit rozë. Por nga tani e tutje kam vendosur që jetën time ta mbaj private dhe jo që të ngjall interes te mediat por realisht për të pasur një jetë time private”, ka thënë Amos.

Më tej, kur u pyet për krijimin e një familjeje, Amos deklaroi se kjo pret dhe nuk është në planet e afërta.

“Është aty, kam kohë për të ndërtuar një familje në sensin që një mashkull edhe në moshën 40-vjeç është akoma në kohë. Mendoj që thjesht njeriu ka nevojë për eksperiencë për të ditur më mirë se çfarë të zgjedhë në të ardhmen, por nuk është se kam një moshë fikse. Është një lotari që të bie, por unë me mendjen tim them se deri në moshën 40-vjeçare nuk e kam me ngut”, pranoi Zaharia.

Aktori ka qenë shumë i angazhuar së fundmi dhe po gëzon suksesin e “Dashuri dhe Turbulenca”./revistawho.com