Amos flet për fjalën e rëndë kundrejt Kiarës
Aktori Amos Muji Zaharia u kërkoi ndjesë familjarëve të Kiara Titos për fjalën ofenduese të përdorur kundrejt saj, të thënë gjatë një debati të mëparshëm me Luizin kur ishte pjesë e “Big Brother VIP Albania”. I ftuar në “Big Brother VIP Fan Club”, ai theksoi se nuk e mbante mend momentin.
Siç mund ta keni parë, gjatë një debati me Luizin, teksa ky i fundit ishte duke u larguar, Amos tha me zë të ulët: “Krisu ti dhe ajo putana jote”.
“Unë nuk e mbaj mend, seriozisht. Ka qenë moment nervozizmi. Por sido që të jetë, shkau-gau. Të gjithëve na ka ndodhur që në një moment nervozizmi të kemi thënë disa gjëra që…E kam fjalën që nuk kam ofenduar njerëz në atë shtëpi, nuk ka qenë karakteri im,” tha ai në Fan Club.
“E kam thënë, sepse e kam parë që e kam thënë, nuk mund ta mohoj dot. Nuk e dija që e kisha thënë, ka dalë në sipërfaqe padashur në një moment nervozizmi. Ajo nuk është një gjë e lehtë, e di që jashtë ka familjarë. Patjetër që u kërkoj ndjesë,” shtoi ai.
Amos përfundoi më 7 shkurt qëndrimin e tij në BBVA. Ai rezultoi më pak i votuari nga publiku mes gjithë banorëve që ishin të nominuar.
“Shumë prej jush që më njohin e ma dinë humorin, më kanë kuptuar, e shumë të tjerë që nuk më njohin, më kanë keqkuptuar…Nëse dikush është ndjerë i fyer apo i prekur nga shakatë e mia, sjella ime, qëndrimet e mia në raport me komunitetin brenda shtëpisë, kërkoj ndjesë!” tha aktori pas daljes, referuar humorit të zi.