Amos befason me deklaratën: E ndjej veten si prost*tutë
Në shtëpinë e Big Brother VIP, situatat e ndryshme përgjatë ditës nuk kanë të ndalur. Teksa kryefja e këtij edicioni të dytë është pa dyshim Luiz Ejlli dhe e gjithë vëmendja e opinionit publik është përqëndruar tek ai, nuk mungojnë në fakt as situatat e krijuara nga banorët e tjerë.
Një deklaratë shumë e çuditshme në fakt është dëgjuar sot në shtëpinë e Big Brother nga aktori i njohur Amos Zaharia, duke habitur jo pak dy prej konkurrenteve që ishin me të në dhomën e grimit, Efin dhe Kiarën.
Ndërsa po mendonte me zë të lartë, ai tha se i duket vetja si prostitutë, duke shokuar edhe banoret e tjera. ‘E ndjej veten si prostitutë’– tha Amosi, ndërsa Efi e pyetj se pse mendon kështu.
Por aktori preferoi të mos flasë dhe të ndërrojë temë duke thënë se është rrudhur pak në fytyrë. Kiara nga ana tjetër, i tha se nuk ka rrudha, por ka rrathë të zinj poshtë syve, teksa aktori zbuloi se rrathët i ka genetike.