Ami Toska dhe Estela Ujka nëna për herë të dytë e të tretë, ja si duken me bark të rrumbullakosur

Estela-Ujka-1

Moderatorja e ekranit shqipta, Amarda Toska, është në pritje të fëmijës së dytë, ndërsa blogerja e njohur Estela Ujka po pret të sjellë në jetë fëmijën e tretë. Ami nuk e ka zbuluar ende nëse Joeli, djali i tyre do të bëhet me motër ose me një vëlla, megjithatë moderatorja na tregon se si duket gjatë pritjes së ëmbël. Në fotot e publikuara në Instastory gjatë pushimeve familjare, ajo duket shumë në formë me barkun e rrumbullakosur, që i duket qartë edhe pse ka veshur një xhup dimëror të kuq. Kurse Estela na jep mundësinë ta shohim plotësisht. Ajo ekspozon barkun e rrumbullakosur në një foto shumë të bukur poshtë të cilës shkruan: “Zyrtarisht hyra në muajin e shtatë të shtatzënisë”.