Ami feston ditëlindjen, Ermali zbulon pamjen e zyrës së saj mëngjesin e sotëm
Ditën e sotme, moderatorja e njohur, Amarda Toska feston ditëlindjen e saj. Në një moment special si ky, duket se bashkëshorti i saj, Ermali ka vendosur ta surprizojë duke e mbushur ambientin e saj të punës plot me tollumbace.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, ka shkruar Mamaqi krah fotove ku Ami shfaqet mjaft e qeshur. Menjëherë pas këtij momenti në llogarinë e tij kanë mbërritur urime të tjera jo vetëm nga fansat, por edhe miqtë e Amardës.
Nuk dihet ende se çfarë dhurate ka vendosur t’i bëjë Ermali më të dashurës së tij, por ky detaj pritet të zbulohet në orët në vazhdim nga vetë ata./revistawho.com