Amedea njofton se ajo dhe Haris janë ndarë: ‘Unë jam manipuluar nga ai’

Amadea njoftoi se ajo dhe Haris, të cilët u njohën në “Love Island Albania”, janë ndarë. Përmes një postimi në Instagram, Amadea tregoi se raporti mes tyre nuk ka përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme, përkundrazi.

“Të tregohem e drejtë, dua të pranoj që unë nga portalet mora vesh fundin e raportit në Instagram me Haris dhe më pas kur ai vetë më hoqi nga rrjetet sociale pa thënë asgjë,” shkruan ajo. “Dua të theksoj se jam e hbaitur dita-ditës me veprimet që bëri djalë në fjalë kundrejt meje. Pranoj krenare që ndjenjat e mia në atë program dashurie ishin shumë reale dhe ju e keni përqafuar se sa e vërtetë ka qenë çdo ndjesi kundrejt djalit. Besova në atë magji, [por] që kur dolëm nga aty, ishte më shumë se sa e gënjeshtërt.”

Amadea pretendon se “qëllimi i Harisit ishte të ishte fituesi”. “Unë jam manipuluar nga ai. Teksa ne dolëm në vendin e dytë, kuptova që unë gjatë gjithë kohës isha e përdorura,” shton ajo.

“Më vjen keq Haris që ti për objektivat e tua, qenke gati t’i shesësh dhe shpirtin djallit. Veprimet e tua treguan se çfarë fshihet pas atyre buzëqeshjeve dhe lotëve fallco.”

Pak ditë më parë, e ftuar në “Natën me Aulonën”, Amadea tha se ata nuk janë ndarë, por gjërat mes tyre ishin paksa të ndërlikuara, duke paralajmëruar kështu se diçka nuk shkonte me çiftin.

Amadea dhe Haris u njohën në “Love Island Albania” dhe u bënë shpejt një çift mjaft i preferuar për publikun. Ata ishin mes finalistëve pretendentë për çmimin e madh dhe u renditën në vendin e dytë, pas Uedës dhe Arlindit, të cilët fituan çmimin e madh.

Anabelmagazine