Ambra Muji: Mashkulli që s’mund t’i them kurrë “jo” nuk jeton në Shqipëri, ai është…

Konkurrenjtja më e re dhe më figurante e “Big Brother 9”, Ambra Muji duket se ka hedhur pas krahëve përplasjet virtuale me ndonjë ish-rivale në lojë, si dhe me ish-partnerin reper Elsamed Senaj. Këto ditë të nxehta vere ajo ka vendosur t’i shijojë në maksimum me not dhe diell në pishinat e “Mai Tai” në Tiranë. Pasi ishte komentuar për linjat e bukura të modeles ja ku e shihni Ambrën me rrobabanje, vajza me kaçurrela që me hyrjen në shtëpinë e kamerave zgjoi xhelozinë e konkurrenteve në lojë. Bashkë me fotot eksluzive, në këtë intrevistë për revistën “Story”, “Miss kinemaja” rrëfen jetën pas famës që mori në “Big Brother 9”, dhe kërkesat e saj që nuk lidhen me luksin e as me dashurinë.

Ke hedhur pas krahëve tensionin e lojës për t’u relaksuar në pishina. Si reagojnë njerëzit kur të shohin me rrobabanje?
Më shohin normalisht ashtu siç shohin çdo vajzë të bukur. Por për faktin që kam qenë në “Big Brother” më shohin më shumë pasi kuptohet që më njohin, dhe nuk ngurrojnë të me përshëndesin. Njerëzit janë vërtet shumë të sjellshëm me mua.
Të ka propozuar ndonjë djalë për lidhje apo martesë tani pas “Big Brother”?
S’kam marrë propozime martese, sepse jam vetëm 19 vjeçe. Edhe në përgjithësi nuk kam patur një lidhje të gjatë, aq sa dikush të merrte një vendim martese me mua. Pastaj nga fansat kam marrë komente të tipit: A do të martohesh me mua?” Por mbeten shaka nga këndvështrimi im, pra s’i marr seriozisht pasi kam ende shumë kohë para për një propozim të tillë.
Pika më e fortë e dukjes tënde, që të bën të ndihesh e sigurt edhe në plazh?
Mendoj se njeriun e karakterizon edukata dhe sjellja që ka, respekti për veten dhe të tjerët. Kjo e ngre bukurinë ose e hedh poshtë atë. Jam e bindur që për çdo person sjellja është pika e fortë.
Sa i takon vizionit që ke për jetën, ti synon luksin apo dashurinë e pastër?
Synoj të arrij majat në karrierën time dhe pastaj kur të kem moshën, patjetër një dashuri të pastër.
Mashkulli që nuk mund t’i thuash kurrë jo jeton në Shqipëri apo jashtë?
Malumës, për të qenë e sinqertë nuk do i kisha thënë kurrë jo. Dhe kuptohet që s’jeton në Shqipëri.