Ambra Muji e “Big Brother”: Karrierë apo familje? Ja si e kam zgjidhur dilemën

Ambra Muji u komentua si konkurrentja më e re dhe më figurante e “Big Brother 9”, e cila vuri në lëvizje çiftet, pasi vajzat në lojë ndiheshin të rrezikuara me hyrjen e saj. Tashmë e rikthyer tek profesioni i saj si modele, në këtë intervistë për gazetën ”Panorama” flet për konfliktin me ish-rivalen Donën, propozimet për t’i hyrë televizionit, dhe të mesmen e artë që ka gjetur për të bërë karrierë dhe për të krijuar familje.

Jeta që po bën pas “Big Brother”, fama nga ai reality shoë të ka hapur dyer?

Jeta pas “Big Brother” ishte një sukses për mua pasi m’u hapën shumë dyer të reja në lidhje me modelingun dhe fotoshooting, të cilat ishin edhe qëllimet e pritshmëritë e mia nga ky “Big Brother”.

Ku po jeton dhe cili është angazhimi yt konkret?

Jetoj në Shkodër, por shumicën e kohës rri në Tiranë për shkak të angazhimeve që kam.

Mbyllja e “Big Brother” u shoqërua me polemika mes teje dhe Elsamed Senaj. Jeni miqësuar apo vazhdoni me marrëdhënie të ngrira?

Sa për pjesën e Elsamedit nuk kemi fare kontakt me njëri-tjetrin.

Para se të hyje në “Big Brother” njiheshe si modele, ke marrë ndonjë ofertë të tillë?

Për momentin jam në menaxhim tek “Grace model”.

Me cilën nga lojtarët e “Big Brother” vazhdon miqësinë, dhe ekziston ende garë me jush kush e kush ka më shumë ndjekës në Instagram?

Po vazhdoj të mbaj shoqërinë me disa nga ata. Konfliktet i kam lënë brenda “Big Brother” sepse ishte lojë. Kam respekt kam për të gjithë ata që më japin. Nuk i kam kushtuar rëndësi kush ka më shumë e kush më pak ndjekës.

Por rreth konfliktit publik me Donën që njohe në “Big Brother” ç’mund të thuash?

Nuk kam shumë për të treguar për këtë, thjesht ka qenë një keqkuptim.

Të mbetesh pjesë e televizionit është një nga synimet e tua, dhe ke bërë ndonjë bisedë?

Kam bëre disa biseda. Gjithashtu ofertat kanë ardhur mjaftueshëm, por nuk jam akoma e vendosur për zgjedhjen time.

Po jeta jote private si po shkon, ke krijuar njohje me ndonjë djalë?

Për jetën private nuk kam qejf të flas, por për t’ju shuar kureshtjen vazhdoj të jem “single”.

Çfarë të tërheq tek një mashkull, dhe çfarë nuk e pranon kurrë në një lidhje, pra që nuk pranon kompromisin?

Duhet të shoh sa i sinqertë është ai me mua, sa besnik është. Tradhtinë nuk pranoj kurrë. Do të kisha dashur që ai të jetë sa më transparent me mua, përderisa dhe unë mundohem të jem sa më transparent me të tjerët.

E ardhmja jote e dëshiruar cila është, karriere dhe liri apo familje pa karriere?

Normal që tani shumë qëllimin e kam për të krijuar familjen e tyre, por gjithashtu edhe karrierën. Kështu që nuk mendoj se as unë duhet të bëj dallimin mes këtyre dyjave. Do të doja edhe një karriere timen për t’u ndjerë sadopak e vlerësuar në radhë të parë nga vetja dhe pastaj nga të tjerët, por gjithashtu edhe krijimi i familjes është tregues kryesor tek karakteri i secilit prej nesh.

Si një modele që je çfarë pëlqen shumë në pamjen që ke, dhe çfarë urren?

Për mua modelja është perfekte, nuk ka asnjë defekt.