Amber Heard nxjerr foton turpëruese të Johnny Depp
Amber Heard ka nxjerrë përpara gjyqit një foto të Johnny Depp që, sipas saj, tregon se sa patetik ishte bërë aktori i famshëm.
Depp duket në foto me një tas akullore të përmbysur në prehër, ndërkohë që e kishte zënë gjumi nga alkooli i tepërt dhe konsumi i drogës gjatë një fluturimi me avionin e tij privat.
Protagonisti i sagës “Piratët e Karaibeve” tha gjatë gjyqit se në atë kohë (viti 2014) punonte 17 orë në ditë dhe kishte vendosur që të shkonte në Bahamas për detoksifikim.
“Kam qenë shumë i lodhur, më kishte zënë gjumi dhe akullorja më ishte shkrirë në prehër. Ajo më bëri foto dhe më tha ditën tjetër “shiko se si je bërë, je patetik”, tha Depp.
Sipas Amber Heard, Depp kishte pirë shumë dhe i kishte hedhur sende, kishte shtyrë një karrige drejt saj, e kishte goditur me shuplakë në fytyrë dhe me shkelm në kurriz.
Në gjyq dëshmoi edhe ish-asistenti i Johnny Depp, Stephen Deuters, i cili tha se Heard ka qenë abuzuesja dhe jo e abuzuara në marrëdhënien e saj me Depp dhe shtoi se kurrë nuk e ka parë aktoren me shenja dhune në trup.
“Jam habitur shumë kur mora vesh se Amber Heard kërkoi urdhër-mbrojtje nga Johnny Depp”, tha Deuters.