Amarda Toska rrëfen të pathënat e familjes VIP
E ftuara speciale e emisionit “Xing me Ermalin” për këtë fundvit do të jetë as më shumë e as më pak se vetë Amarda Toska, bashkëshortja e Ermalit. Në trailerin e emisionit të publikuar në Instagram pak minuta më parë nga vetë Ermali duket se intervista e Amit në studio ka shkuar më së miri, madje ajo ka zbuluar edhe disa “sekrete” të vogla familjare.
Mes të qeshurave Ami ka zbuluar publikisht se Ermali ka qarë pafund në dasmën e tyre teksa tregonte se si ajo bënte shooping. “Pak si ‘Pretty women’ duke zgjedhur rrobat… Të qarë që ka bërë Ermal Mamaqi në dasëm…, u shpreh Ami teksa Ermali pohonte duke thënë “Jaa…” Veç kësaj çifti ka zbuluar për herë të parë edhe fytyrën e Sia-s kur sa kishte lindur dhe takimin e parë emocionues me Joelin. Ndërkohë pyetja interesante që Ermali i bëri Amit “Si është yt shoq në shtrat?” ka mbetur akoma pa përgjigje dhe do na duhet të presim transmetimin e emisionit që të marrim vesh përgjigjen e saj.
View this post on InstagramNesër ju ftoj të ndiqni emisionin e bërë me më shumë dashuri deri më sot… @amardatoska 😍😍😍 ora 21 40