Amarda Toska i rikthehet Top Channel-it dhe baletit!

Amarda Toska gjithnjë ka qenë ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar, pavarësisht logos së televizionit ku është shfaqur. Megjithatë, edhe ajo vetë nuk e harron “dashurinë e parë televizive” që është pikërisht Top Channel si moderatore në show-n e humorit “Portokalli”. Ami shënjoi jo pak sukses në karrierën e saj pikërisht në këtë televizion.

Amarda-2

Mbrëmjen e të shtunës, teksa ishte e ftuara e Luana Vjollcës në “Shiko kush Luan” Ami bëri kështu një rikthim në ‘shtëpinë e saj’ dhe si për të rikujtuar edhe kohrat e vjetra, ajo u vendos në një sfidë me Era Rusin për të këryer lloje të ndryshme koreografish si tango apo baby shark.

E kotë të themi se Ami ia doli më së miri dhe instiktet e kërcimtares nuk i ka humbur sepse kjo tashmë është diçka që e dinim por nga ana tjetër, na kishte marrë edhe malli ta shihnim në “habitatin” e saj.