Amarda Toska feston ditëlindjen me vartësit, dalin pamjet nga festa e çmendur

Amarda Toska sot feston ditën e lindjes dhe përveç urimeve të ndjera nga kolegë, miq, të afërm, nuk kanë munguar as surprizat. Pak momente prej tyre ajo i ka publikuar në ‘InstaStory’ duke lënë të kuptohet se është surprizuar nga stafi i biznesit që drejton në mënyrën më speciale. Ditëlindja e bukuroshes së ekranit është kthyer në një festë për të gjithë. Sigurisht prania e bashkëshortit të saj, Ermalit nuk ka munguar, madje foto e publikuar me të tregon qartë dashurinë dhe emocionin që po përjetojnë të dy, shkruan Who. Amarda feston 37-vjetorin e lindjes më e plotësuar se kurrë.