Amarda Toska emocionon nënat me fjalët e para për Sian

Amarda Toska e njohur si prezantuese televizive dhe sipërmarrëse biznesi ka ndarë me ndjekësit e shumtë në Instagram foton e parë me vajzën e sapolinduar, Sia. “Dorë për dore…dy shoqe… gjithë jetën! Sia ime”, shkruante Ami poshtë fotos ku duken nënë e bijë me duart shtrënguar. Kjo foto e ëmbël, dhe ky dedikim i Amit si nënë vajze pas djalit, ka emocionuar të gjithë ndjekësit, veçanërisht nënat e vajzave. /story.al/