Amaneti i fundit i 99-vjeçares ishte që të kishte një penis gjigant në varr – por, pse?
Para vdekjes, 99-vjeçarja Catarina Orduña Pérez kishte një dëshirë të fundit: një statujë gjigante të një penisi mbi varrin e saj.
Familja e saj zbuloi monumentin e përfunduar – një penis 167 cm i gjatë dhe testikuj që peshojnë gati 270 kg – të vendosur në varrin e saj në një varrezë në Meksikë fundjavën e kaluar si një “njohje e dashurisë dhe gëzimit të saj për jetën.”
“Ajo donte të thyente paradigmën e çdo gjëje meksikane, ku gjërat ndonjëherë fshihen për shkak të mungesës së mendjes së hapur”, tha nipi i saj Álvaro Mota Limón për VICE World News në një intervistë. “Ajo ishte gjithmonë shumë avangarde, shumë e përparuar.”
Mota Limón kujtoi se si gjyshja e tij “e pa jetën me shumë optimizëm dhe se problemet nuk duhet të na pushtojnë”. Ajo e konceptoi atë ide për familjen me metaforën e një penisi, që do të thotë kur je verga “nuk duhet të heqësh dorë. Kur lindnin probleme, duhej të luftoje ballë për ballë.”
Verga është fjalë që ka shumë kuptime në Meksikë – mund të përdoret si fyerje, por në disa raste edhe si simbol nderi a vlerësimi kur diçka është shumë e mirë.
“Në fillim mendova se ishte një shaka”, tha Isidro Lavoignet, inxhinieri që bëri penisin. “Sepse nuk është shumë e zakonshme të shohësh këto lloj skulpturash apo monumentesh dhe aq më pak në kujtimin e dikujt që ka vdekur.”
Por, ndonëse Lavoignet tha se projekti ishte “më i çuditshmi që ka ndërtuar ndonjëherë”, ai nuk u befasua vërtet kur njohu Doña Cata, sepse ajo ishte dikush që “thyente tabutë”.
Anabelmagazine