“Alvisa ka tradhtuar Bashkimin!” Konkurrentët e “Për’puthen” hedhin akuza pas ndarjes së dyshes

Ditën e djeshme, Bashkimi bëri me dije në rrjetet sociale se ai dhe Alvisa i kanë dhënë fund lidhjes vetëm disa javë pasi lanë programin si çift. Bashkimi shkruante se mendonte se gjërat jashtë “Për’puthen” do ishin ndryshe por nuk ndodhi kështu. Sakaq, ende nuk ka asnjë reagim nga Alvisa.

Ndërkohë, në puntatën e ditës së sotme në “Për’puthen” është folur rreth ndarjes së tyre. Albi, një mik i të dyve ka treguar se gjërat janë definitive dhe ndarja erdhi prej konflikteve të vazhdueshme. Ndërsa konkurrentë të tjerë kanë hedhur akuza duke thënë se Bashkimi është tradhtuar.

Albi: Përderisa provuan dhe nuk shkoi gjëja siç donin të shkonte, është më mirë kështu. Më mirë herët se vonë. Ata kanë pasur herë pas here konflikte dhe vendosën ti japin fund. Është një shkëputje definitive e tyre. Kam qenë prezent kur i kanë ndarë gjërat. Arsyet është se nuk shohin vazhdimësi mes tyre. Bashkimi po e vuan këtë situatë. Për aq sa e kam parë dhe i kam qëndruar afër Bashkimit, nuk po e kalon lehtë.

Edi: Është tradhtuar 100%.

Ana: Doli kundra të gjithëve për Alvisën, dhe mori këtë. Të gjithë e dinë se Alvisa është me dikë tjetër.

/News31